“Kurirët” shqiptarë të rrenave serbe
opinion
“Kurirët” shqiptarë të rrenave serbe

“Kurirët” shqiptarë të rrenave serbe

Emin Azemi

Në çarshinë e Beogradit nuk shiten thashethemet e mediave të Prishtinës. Në Beograd shumë vështirë depërton e vërteta për Kosovën, ndërkohë që shumë lehtë depërton në Prishtinë pseudo e vërteta që prodhohet nga mediat mafioze të Beogradit

“Kuriri” serb është i krijuar si medie për qëllime që i shërbejnë një klani të ngushtë politik në Beligrad. Ky tabloid bulevardesk mbahet me para të majme nga mafia politike e Vuçiqit dhe të gjithë ata që duan të mësojnë më tepër për armiqtë e tij, le ta lexojnë këtë tabloid. Ditëve të fundit target i kësaj paçavure serbe ishin disa personalitete të larta politike të Kosovës dhe gjithkush që e lexoi lajmin për gjoja aferën intime të disa prej tyre, do të ketë mbetur i habitur për shpejtësinë e përhapjes së këtij lajmi në një pjesë të hapësirës mediatike në gjuhën shqipe. Ka shumë portale që gjuhën shqipe e përdorin për komunikim, por keqpërdorimin që e bëjnë përmes kësaj gjuhe tejkalon caqet e një informimi të mirëfilltë etik e profesional. Një rrenë e fabrikuar serbe më shpejt mbërrin në Prishtinë se në Vrajë, kurse ata që mundohen të na thonë se detyrë e mediave është të informojnë, nuk e kanë të qartë se jo çdo lajm i rremë mund të shitet si informim. I bie që kurirët shqiptarë po tregohen shumë të zellshëm në shpërndarjen e rrenave serbe. Në çarshinë e Beogradit nuk shiten thashethemet e mediave të Prishtinës.

© ZHURNAL 09.10.2018, 09:43 | D.J. | 754 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."