Dëmshpërblim dhe rehabilitim
opinion
Dëmshpërblim dhe rehabilitim

Dëmshpërblim dhe rehabilitim

Shkruan Suat Saqipi

"Në kto ditë kur nga kryeministri Zaev u hap debati për falje dhe pajtim,vlerësoi që shqiptarët duhet të jenë më unik dhe më të qartë rreth këtijë debati nga i cili dalin vendimet shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit.
Jam shumë dakord,që për hirë të procesit të falen edhe deputetët dhe kreatorët e dhunës së 27 prillit të cilët akuzohen për vepër terroriste !

Kuptohet që në të ardhmen mos të përsëriten skena të tilla.

Nga të gjitha "bombat" e përgjimeve mund të kuotohet se si regjimi krijoi raste të montuara për të fut në kurth shumë shqiptarë e shumica e tyre ish pjestarë të UÇK !

Andajë bindja dhe vlerësimi im është se e njejta gjë nuk duhet të vlejë për dhjetra e qindra e qindra shqiptarë të cilët vuajnë dënimet me burgime maksimale në procese të montuara nga  regjimi i Gruevskit !
Urgjentishtë të lirohen nga vuajtja e dënimit të gjithë shqiptarët nën akuzën për veprimtari terroriste,sepse ata asnjëhere nuk ishin të tillë!

Të ngritet komision i cili duhet të hartojë listën e të gjithë personave që mbahen padrejtësisht nëpër burgjet e Maqedonisë.

Ajo që është më e rëndësishme duhet zbatohet amnesti për maqedonasit ndërsa dëmshpërblim dhe rehabilitim për të gjithë të burgosurit politikë shqipëtarë !

Nëse kështu veprohet ne kurojmë një plagë dhe vërtet mund të shpresojmë në nji të ardhme të barabartë në Evropën e bashkuarë!

© ZHURNAL 01.11.2018, 13:31 | Xh.I. | 1,450 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."