Blindohet parlamenti britanik, gjendet një pako e dyshimtë
bota
Blindohet parlamenti britanik, gjendet një pako e dyshimtë

Blindohet parlamenti britanik, gjendet një pako e dyshimtë

Rruga Whitehall në Londër, ku gjendet edhe Parlamenti britanik, është mbyllur pas raportimeve për një pako të dyshimtë.

Sheshi i Parlamentit është evakuuar dhe rruga Whitehall është mbyllur teksa policia po e heton pakon e dyshimtë.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konfirmuar se janë duke u marrë me një pako të dyshimtë, raporton standard.co.uk.

Whitehalli është mbyllur në mes të rrugës parada Horseguard dhe Avenyja e Parlamentit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se stacioni hekurudhor nëntokësor Westminster është mbyllur për publikun.

Incidenti vjen në kohën kur protestuesit do të marshojnë përmes Westminsterit gjatë kësaj mbrëmjeje si pjesë e “Million Mask March”.

© ZHURNAL 05.11.2018, 19:29 | T.E. | 243 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."