Ministri i Jashtëm turk: Sanksionet ndaj Iranit janë të rrezikshme
bota
Ministri i Jashtëm turk: Sanksionet ndaj Iranit janë të rrezikshme

Ministri i Jashtëm turk: Sanksionet ndaj Iranit janë të rrezikshme

Mevlut Cavusoglu, Ministri i Jashtëm turk, ka kërkuar që dy palët t’ia fillojnë dialogut nga që, sipas tij, sanksionet janë veç kot, transmeton Zëri.info.

Gjatë vizitës së tij në Tokio, Cavusoglu ka thënë që Ankaraja i kundërshton sanksionet nga që nuk janë duke dhënë rezultate.

“Si princip Turqia është kundër sanksioneve se nuk po japin rezultat. Izolimi i Iranit është një gjë e rrezikshme, kurse dënimi i njerëzve të pafajshëm është një gjë e padrejtë” ka thënë Ministri turk në Tokio.

Ai ka thënë gjithashtu që një e treta e të gjithë naftës merret nga Irani dhe sanksionimi është humbje për të gjitha palët.

© ZHURNAL 06.11.2018, 11:44 | Xh.I. | 488 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."