Spanjë, gjenden kufomat e 17 migrantëve në Mesdhe
bota
Spanjë, gjenden kufomat e 17 migrantëve në Mesdhe

Spanjë, gjenden kufomat e 17 migrantëve në Mesdhe

Shërbimi detar spanjoll për shpëtim ka bërë të ditur se ka gjetur të paktën 17 kufoma të migrantëve të cilët tentuan me varka përmes Detit Mesdhe nga Afrika Veriore të arrijnë në Spanjë, transmeton Anadolu Agency.

Shërbimi detar theksoi se të hënën shpëtuan 80 persona, në mesin e të cilëve edhe pesë gra, dhe se janë gjetur 13 kufoma në Detin Alboron, pjesa më perëndimore e Detit Mesdhe ku gjendet një rrugë migratore. Të gjithë janë transportuar në enklavën afrikane Melila, që kufizohet me Marokun.

Në një incident të ndarë, Garda Civile e Spanjës theksoi se kanë gjetur katër kufoma dhe 22 të mbijetuar. Fatkeqësia ndodhi kur një varkë druri që transportonte persona meshkuj nga Afrika, goditi një shkëmb afër bregut të Ngushticës së Gjibraltarit.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara këtë vit mbi 2.160 persona e kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në Evropë.

© ZHURNAL 06.11.2018, 13:29 | Xh.I. | 146 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."