Presidenti francez thirrje për krijimin e ushtrisë evropiane
bota
Presidenti francez thirrje për krijimin e ushtrisë evropiane

Presidenti francez thirrje për krijimin e ushtrisë evropiane

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për krijimin e ushtrisë evropiane, e cila do t’i sigurojë evropianët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk do t’i mbrojmë evropianët nëse nuk vendosim të krijojmë ushtri evropiane”, tha Macron në intervistën për radio Europe 1.

Duke theksuar se Evropës i nevojitet ushtri e cila “nuk do të varet nga SHBA-të”, Macron tha se Evropa doemos të mbrohet veçmas nga Rusia dhe SHBA-të.

Duke iu referuar publikimit të presidentit amerikan, Donald Trump, të tërhiqet nga marrëveshja për armatim nga periudha e Luftës së Ftohtë, Macron tha se ky vendim drejtpërdrejt kërcënon sigurinë e Evropës.

Macron u përqendrua edhe në ekstremizmin e djathtë në rritje në Evropë, duke thenë se është me rëndësi të luftohet kundër tij.

“Ata luajnë në kartën e frikës nga të tjerët, dëshirojnë të mbyllin kufijtë. Vetëm për shkak se ata janë të zgjedhur, kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i luftoj idetë e tyre”, theksoi Macron.

Presidenti francez rikujtoi se Bashkimi Evropian (BE) është projekti i vetëm i paqes dhe prosperitetit në historinë e botës.

“Paqen dhe prosperitetin në të cilin Evropa gëzon 70 vite janë çastet e arta të historisë sonë”, konsideron Macron.

© ZHURNAL 06.11.2018, 13:31 | Xh.I. | 395 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."