Brexit, negociatori Barnier: Londra mund të aplikojë sërish për në BE
bota
Brexit, negociatori Barnier: Londra mund të aplikojë sërish për në BE

Brexit, negociatori Barnier: Londra mund të aplikojë sërish për në BE

Negociatori i BE-së në procesin e largimit të Mbretërisë së Bashkuar, pra të ashtuquajturin . Brexit, Michel Barnier tha se Londra zyrtare pas përfundimit të procesit mund të aplikojnë për një ribashkim me Unionin.

“BE-ja është e gatshme të bëjë lëshime në qoftë se Mbretëria e Bashkuar është e gatshëm për të lëvizur nga ‘vijat e kuqe’ të përcaktuar në procesin e Brexit”, tha Barnier.

Ka më shumë gjasa që Britania e Madhe të largohet nga BE pa arritur marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Londrës dhe Brukselit, komentojnë mediat.

Barnier beson se një skenar i tillë do të çonte në një situatë të pasigurt të njerëzve që jetojnë dhe punojnë në Britani të Madhe, të cilët vijnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Me referendum, të realizuar në vitin 2016, qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar vendosën të largohen nga BE.

Procesi dyvjeçar i largimit ka filluar zyrtarisht më 29 mars të vitit të kaluar.

Edhe pse janë hartuar peticione të shumta për të mbajtur një referendum të ri, kryeministra Theresa May është këmbëngulëse në zbatimin Brexit për ta lënë bllokun vitin e ardhshëm.

© ZHURNAL 06.11.2018, 16:10 | Xh.I. | 688 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."