Gani :NATO financon ushtrinë afgane deri në vitin 2024
bota
Gani :NATO financon ushtrinë afgane deri në vitin 2024

Gani :NATO financon ushtrinë afgane deri në vitin 2024

NATO do të vazhdojë të financojë Ushtrinë e Afganistanit së paku deri në vitin 2024, njoftoi sot presidenti afgan Ashraf Gani në pres konferencën e përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Jans Stoltenberg në Kabul. Ai iu falënderua njeriut të parë të NATO-s për përkrahjen.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, bëhet fjalë për katër miliardë dollarë në vit, nga të cilët tre miliardë nga SHBA-ja dhe një nga anëtaret tjera të NATO-s.

“NATO-ja nuk është pjesëmarrëse në negociatat paqësore, por ne mbështesim qeverinë afgane përmes misionit tonë për trajnim, ndihmë dhe përgatitje të forcave të armatosura kombëtare. Të gjithë ne duhet të kuptojmë se ekziston një lidhje midis gjendjes së fushëbetejës dhe tryezës së bisedimeve. Na nevojiten forca të fuqishme, profesionale, mirë të trajnuara dhe forca të pajisura afgane, të cilat mund të dërgojnë sinjal të qartë deri te të gjitha formacionet e armatosura se ata do të arrijnë shumë më shumë në tryezën e bisedimeve se sa në fushëbetejën”, tha Stoltenberg.

Pothuajse 200.000 ushtarë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja dhe Forcat ndërkombëtare të sigurisë për ndihmë të sigurisë në Afganistan (ISAF) të udhëhequr nga NATO u larguan nga Afganistani në vitin 2014, pas 13 vite luftë. Në vend mbetën 12 mijë nga misioni i këshilltarëve dhe instruktorëve të NATO-s, ndërsa në vitin 2018 numri u rrit në 16.000 për shkak të rritjes së aktivitetit të grupit të armatosur.

© ZHURNAL 06.11.2018, 19:30 | T.E. | 516 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."