BE-ja zgjat sanksionet kundër Venezuelës
bota
BE-ja zgjat sanksionet kundër Venezuelës

BE-ja zgjat sanksionet kundër Venezuelës

Të 28 shtetet e BE-së njoftuan sot vendimin e tyre për të zgjatur me një vit, deri në nëntor 2019, sanksionet e vendosura ndaj Venezuelës për të detyruar presidentin Nicolas Maduro të respektojë shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

BE-ja vendosi më 14 nëntor 2017 embargo ndaj armëve dhe materialeve që mund të përdoren për qëllime të represionit të brendshëm dhe e kompletoi këtë masë edhe me një listë e zezë të personaliteteve të regjimit, të cilëve u është ndaluar e drejta e vizave dhe u janë bllokuar asetet që zotërojnë në BE.

Kjo listë numëron 18 personalitete, përfshirë zëvendëspresidenten Delcy Rodriguez dhe numrin dy të PSUV-së, partisë në pushtet, Diosdao Cabello.

© ZHURNAL 06.11.2018, 19:03 | T.E. | 173 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."