Moti i keq në Itali, 11 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
bota
Moti i keq në Itali, 11 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Moti i keq në Itali, 11 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Moti i keq ka mbërthyer prej ditësh Italinë, ku një pjesë e mirë e saj është goditur nga shira të dendur dhe era e fortë.

Disa nga rajonet më të prekura janë: Veneto, Liguria, Friuli, Venezia, Giulia, Sicili, Lazio, Sardenja, Calabria, Toscana, Emilia-Romagna, Lombardia dhe Trentino Alto Adige.

Ndërkohë që mediat italiane shkruajnë se 11 rajone i kanë kërkuar shtetit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ministri i Infrastrukturës ka thënë se dëmet mund të shkojnë deri në 3 miliardë Euro.

Mësohet se situata vijon të jetë kritike dhe në disa zona është kërkuar ndezja e “alarmit të kuq”, sinoptikanët kanë paralajmëruar për shira të tjerë të rrëmbyeshëm në Piedmont.

Reshjet e shumta të shiut gjithashtu kanë shkaktuar dhe rrëshqitje të dheut. Niveli i ujit në disa zona ka shkuar deri në 3 metra.

© ZHURNAL 06.11.2018, 21:47 | T.E. | 2,793 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."