Sanksionet ndaj Rusisë, BE humbi mbi 100 miliardë euro
bota
Sanksionet ndaj Rusisë, BE humbi mbi 100 miliardë euro

Sanksionet ndaj Rusisë, BE humbi mbi 100 miliardë euro

BE po dënon veten duke i zbatuar kërkesën e Washington për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

Megjithatë, ndërkohë që politika e kufizimeve nuk dëmton SHBA, BE ‘vuan’ miliarda në euro humbje.

Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais, Lavrov foli për gjendjen e mjerë të marrëdhënieve BE-Rusi, duke i përshkruar ato aq larg normales.

“‘Kërcënimi mitik rus’ është imponuar mbi evropianët, kryesisht nga jashtë,”-tha diplomati. “Përplasja midis BE-së dhe Rusisë, vendosja e sanksioneve, u imponua mbi vendet evropiane ‘me urdhër të drejtpërdrejtë’ nga Washington.”

Por Lavroc u shpreh se SHBA nuk u përball me ndonjë efekt të kundërt nga politika që mbështeti, ndryshe nga BE.

“Sipas vlerësimeve shtetet e BE kanë pësuar mbi 100 miliardë euro nga vendosja sanksioneve. Është e rëndësishme që politikanët evropianë ta kuptojnë këtë,”-shtoi ministri.

Rusia, e cila duhej të hakmerrej, është gati të heqë kufizimet e vendosura ndaj mallrave evropiane në vitin 2014.

© ZHURNAL 06.11.2018, 09:22 | Xh.I. | 298 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."