Një tjetër gazetar i vrarë në Arabi Saudite, dyshohet se vdiq nga torturat në burg
bota
Një tjetër gazetar i vrarë në Arabi Saudite, dyshohet se vdiq nga torturat në burg

Një tjetër gazetar i vrarë në Arabi Saudite, dyshohet se vdiq nga torturat në burg

Raportohet se gazetari Turki Bin Abdul Aziz Al-Jasser është vrarë në një burg të Arabisë Saudite, vetëm një muaj pas vrasjes së gazetarit Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ky lajm u raportua së pari nga një faqe e lajmeve, e quajtur “New Khaleej”, e cila citoi burimet nga organizatat e të drejtave të njeriut. Sidoqoftë, ky raportim nuk është konfirmuar ende.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Arabia Saudite besonte që Al-Jasser mbante një llogari të fshehtë në Twitter, me anë të së cilës paraqiste shkeljet e të drejtave të njeriut nga zyrtarët shtetërorë dhe anëtarët e familjes mbretërore. Spiunët sauditë në zyrat e Twitter-it në Dubai e përcollën dhe e zbuluan atë, me ç’rast e kishin arrestuar në muajin mars. Thuhet se udhëheqës i procesit të spiunimit ndaj tij ishte Saud al-Qahtani, një ndihmës i Princit Mohammad.

Nëse vërtetohet kjo vrasje, pritet ta rrisë zemërimin e vendeve perëndimore, të cilat kishin reaguar ashpër edhe për rastin e vrasjes së gazetarit Khashoggi. Kjo ngjarje vjen pas raportimeve të mediave në Turqi se stafi i Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll ishte përpjekur që t’i shkatërrojë pajisjet e xhirimit me qëllim të zhdukjes së provave për vrasjen e Khashoggit. Punëtorët ishin munduar që ta shkëpusin një kamerë nga muri brenda ndërtesës më 2 tetor, pikërisht në ditën kur gazetari kishte hyrë brenda dhe ishte vrarë. Sipas gazetës turke “Sabah”, një punëtor tjetër ishte munduar që t’i bllokonte pamjet e kamerave përmes një kodi të sistemit të xhirimit, shkruan “The Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

© ZHURNAL 07.11.2018, 13:09 | Xh.I. | 459 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."