Trump e Putin do të takohen “shkurtimisht” në Paris
bota
Trump e Putin do të takohen “shkurtimisht” në Paris

Trump e Putin do të takohen “shkurtimisht” në Paris

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohen në një drekë të shkurtër pune në Pallatin Elysee në Paris, më 11 nëntor, tha të mërkurën Yuri Ushakov, ndihmës i Kremlinit.

Të dy liderët do të qëndrojnë në Francë për të marrë pjesë në ngjarjet për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka gjasa për një takim substancial, porse Putin dhe Trump “mund të mbajnë bisedime në këmbë për të përcaktuar se kur do të takohen në një format të plotë”.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki.

Agjencia Reuters raporton se ata mund të takohen për bisedime më të gjata dhe më gjithëpërfshirëse në një samit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Aregjentinë.

© ZHURNAL 07.11.2018, 16:11 | Xh.I. | 486 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."