Gjenden 15 fëmijë në një kamion frigoriferik
bota
Gjenden 15 fëmijë në një kamion frigoriferik

Gjenden 15 fëmijë në një kamion frigoriferik

21 persona, duke përfshirë fëmijë deri në moshën 12 vjeçare, janë gjetur brenda një kamioni frigoriferik që po hynte në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi njerëzve që mendohet të jenë nga Vietnam, ishin fshehur në një ngarkese uji të gazuar në portin e Newhaven të Sussex të enjten.

Një rumun, që besohet të jetë shoferi është akuzuar për ndihmën që ka dhënë për hyrjen e paligjshme të emigrantëve ne Britani.

Brenda kamionit u gjetën 15 fëmijë dhe 6 persona të rritur, të cilët thoshin se ishin nga Vietnami.

Fëmijët nuk kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe janë transferuar në kujdesin e shërbimeve sociale.

© ZHURNAL 07.11.2018, 09:26 | Xh.I. | 1,627 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."