Pse fëmijët refuzojnë t’i hanë perimet?
medicina
Pse fëmijët refuzojnë t’i hanë perimet?

Pse fëmijët refuzojnë t’i hanë perimet?

Shumica prej prindërve, i kanë parë fëmijët e tyre tek tundin kokën kur u duhet të hanë brokoli ose lakër.

 

Mirëpo, çuditërisht të paktën 1 në 5 fëmijë që janë 2 vjeçarë kurrë nuk i kanë provuar perimet, thotë një studim i ri, transmeton Klan Kosova.

 

Studimi ka konkluduar se disa prindër janë lodhur aq shumë me betejën e përditshme për t’i ushqyer fëmijët me perime, saqë kanë ndaluar së provuari.

 

Si rezultat i kësaj, del se më shumë se 30,000 fëmijë në Britaninë e Madhe nuk hanë perime.

 

Studimi thotë se nëse ky problem i fëmijëve është i përkohshëm, nuk ka ndonjë dëm nga kjo punë.

 

Mirëpo, nëse refuzimi i tyre për të ngrënë kalcium, proteina, vitamina e minerale, mund të ketë rrezik që ai fëmijë të mos zhvillohet.

 

Mungesa e kalciumit, që ndodhet në qumësht dhe perime të gjelbra, mund të pengojë zhvillimin dhe forcimin e eshtrave.

© ZHURNAL 08.11.2018, 14:17 | Z.H. | 692 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."