Benzema: Kritikët nuk e kuptojnë lojën time
sport
Benzema: Kritikët nuk e kuptojnë lojën time

Benzema: Kritikët nuk e kuptojnë lojën time

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, i ka thumbuar kritikët e tij pas ndeshjes kundër Viktoria Plzenit, dukë thënë se këta të fundit e kritikojnë atë pasi që nuk e kuptojnë stilin e lojës së tij.

30-vjeçari arriti t’i shënojë sy gola në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme dhe përmes këtyre golave, ai u bë një nga vetëm shtatë lojtarët në histori të klubit që kanë shënuar më shumë se 200 gola, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi e kishte filluar sezonin e ri me paraqitje dhe rezultate mjaft të dobëta, si pasojë e së cilave mbeten shtatë pikë prapa në garën për titullin e La Ligës. Këto rezultate, për më tepër, bënë që edhe trajneri Julen Lopetegui të shkarkohet nga pozita.

“Kur unë dal për të luajtur në fushë, unë nuk dua të shënojë vetëm gola. Unë dua të bëj asiste, dua të luaj, por dua edhe të shënoj gola... këtë gjë e bën një sulmues”, ka thënë Benzema.

“Është gjithmonë e njëjta, por unë luaj futboll për t’u shkruar në histori dhe nganjëherë njerëzit nuk e kuptojnë atë që e bëj unë në fushën e ndeshjeve”.

“Por, kjo gjë nuk më shqetëson mua tani sepse jam 30-vjeçar, kam fëmijë dhe nuk mendoj më për gjëra të tilla”.

© ZHURNAL 08.11.2018, 13:04 | Xh.I. | 434 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."