Zaev: Analizohet se cili lokacion është më i përshtatshëm për Qendrën e re klinike
maqedonia
Zaev: Analizohet se cili lokacion është më i përshtatshëm për Qendrën e re klinike

Zaev: Analizohet se cili lokacion është më i përshtatshëm për Qendrën e re klinike

Shkup, 8 nëntor – Kushtet në sistemin shëndetësor përmirësohen dhe forcohen dhe këtë e shohim në kontinuitet. Maqedonisë, padyshim se i duhet një Qendër klinike e re, bashkëkohore pasi zgjidhja parciale vetëm e disa klinikave dhe ngushtica “Vodnjanska” që është në Qendër të qytetit ka qenë arsyeja të mos e pranojmë këtë projekt. Tre apo katër lokacione janë në opsion të cilat do të japin realizmin më të shpejtë, dinamik të Klinikës së re. Bëhet fjalë për projekt në vlerë 450 milionë euro, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës të vendbanimeve të përkohshme për të pastrehët në Vizbeg.

Zaev ka informuar se Komisioni qeveritar i ka mbajtur seancat e domosdoshme. Beson se në periudhën që vijon, deri në fund të nëntorit do të mbahet debat edhe në Kuvend që të fillohet me sjelljen e vendimeve.

“Ekzistojnë lokacione në kuadër të qytetit të Shkupit, kur e shfuqizuam lokacionin e Qendrës së vjetër klinike. Ekziston lokacion në Petrovec, në Gjorçe Petrov dhe katër lokacione tjera. Sot arkitektët dhe inxhinierët e vërtetojnë se cili lokacion është më i përshtatshëm, të ketë urbanizëm dhe të fillojmë sa më shpejtë. Besoj se në vitin 2019, në fillim do të mund të nënshkruajmë tender për realizues të punimeve, ndërsa në fund të vitit 2019 të fillojmë me ndërtimin e Qendrës klinike”, ka thënë Zaev.

I pyetur për Fondin për mjekim jashtë vendit për persona deri në 18 vjet, të cilën e kanë premtuar në fushatën parazgjedhore, Zaev ka thënë se ky Fond ekziston dhe deri tani nuk është kthyer ndonjë fëmijë.

“Ne jemi të suksesshëm. Në Hematologji mjekimi i leukemisë po jep rezultate të suksesshme. Kapacitetet janë rritur. Kjo nënkupton se nëse shpenzojmë 120 deri 200.000 euro për mjekim jashtë vendit, këtu po ashtu me sukses, ndonjëherë edhe më me sukses pasi prindërit janë këtu, te fëmijët. Jashtë vendit kjo nuk është çdoherë kështu. Mundësojmë atë ta bëjmë me 50 deri në 70.000 euro. Të gjitha ato para mbeten në Shëndetësi që të ndihmohet dhe të rriten kapacitetet vendore”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se punojnë në kthimin e besimit te prindërit në sistemin shëndetësor në Maqedoni.

“Unë i njoh fëmijët me emra. Plotësisht jemi të përkushtuar. Çdo fëmijë që u nënshtrohet procedurave, përfshihem edhe unë drejtpërdrejtë, jo vetëm ministri i Shëndetësisë, jo vetëm drejtori i Fondit të Shëndetësisë, jo vetëm mjekët që japin mendim. Ndjekim gjithçka që ndodhë në Maqedoni, por patjetër ta forcojmë besimin në shëndetësinë vendore”, ka shtuar Zaev.

Kushtet e krijuara, siç tha kryeministri, “patjetër të gjenerojnë besim te qytetarët, ndërsa të gjithë ne jemi pacientë potencial ndaj shëndetësisë vendore, mjekëve, personelit mjekësor dhe shëndetësisë në përgjithësi në Maqedoni.

© ZHURNAL 08.11.2018, 15:53 | D.J. | 1,029 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."