Identifikohet autori i masakrës së Los Angelos-it
bota
Identifikohet autori i masakrës së Los Angelos-it

Identifikohet autori i masakrës së Los Angelos-it

Është identifikuar sot autori i masakrës së ndodhur në Kaliforni, ku 12 persona u vranë në një lokal muzike.

Agresori është një 28-vjeçar, i identifikuar si David Long, ish-pjesëtar i marinës, raporton zyra lokale e sherifëve.

“Kemi pasur disa herë probleme me Long përgjatë viteve, por kanë qenë ngjarje të vogla, një përplasje në trafik etj”, tha sherifi i kantonit Ventura, Geoff Dean.

Ende nuk dihen shkaqet e krimit të rëndë, por dyshohet se agresori mund të ketë qenë duke vuajtur nga simptomat e PTSD-së, një sëmundje mendore e quajtur çrregullim post-traumatik stresi.

Agresori u gjet i pajetë në qytetin Thousand Oaks, në veriperëndim të Los Angelesit. “Besojmë se ai ka qëlluar veten”, tha Dean.

© ZHURNAL 08.11.2018, 17:22 | T.E. | 1,369 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."