Takim pune i ministrit të Kulturës, Ademi me ambasadorin izraelit, Orijan
maqedonia
Takim pune i ministrit të Kulturës, Ademi me ambasadorin izraelit, Orijan

Takim pune i ministrit të Kulturës, Ademi me ambasadorin izraelit, Orijan

Shkup, 8 nëntor - Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Izraelit, Dan Orijan, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në sferën e kulturës ndërmjet dy vendeve mike, por edhe për projektet e reja që do të zhvillohen në periudhën në vijim. Në këtë takim u veçuan lidhjet e mira kulturore që i kultivojnë Izraeli dhe Republika e Maqedonisë e që kanë rezultuar me realizimin e shumë projekteve nga të gjitha fushat e kulturës.

Në këtë takim u theksua se në rrjedhë e sipër është procedura për harmonizimin e programit të posaçëm për bashkëpunim kulturor, me çka mund të intesifikohet komunikimi ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve. Në kontekst të shkëmbimit cilësor të projekteve dhe artistëve, u theksua se gjatë viteve të kaluara janë zhvilluar vizita të artistëve të shquar nga Izraeli, por se edhe artistë nga Maqedonia kanë marrë pjesë në Izrael. Si një ndër aktivitetet më të rëndësishme, që është realizuar gjatë viteve të kaluara, u theksua se është hapja e Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrejve nga Maqedonia, ndërsa u theksua se Maqedonia në mënyrë aktive participon edhe në adaptimin e Pavilionit 17A, që ndodhet në Muzeun Shtetëror në Aushvic- Birkenau, Poloni - projekt ky nën patronazhin e UNESCO-s ku, përpos Republikës së Maqedonisë, marrin pjesë edhe të gjitha shtetet e Ish-Jugosllavisë.

© ZHURNAL 08.11.2018, 17:57 | T.E. | 1,105 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."