“Republika e Maqedonisë Veriore” e kaloi një tjetër filtër parlamentar
maqedonia
“Republika e Maqedonisë Veriore” e kaloi një tjetër filtër parlamentar

“Republika e Maqedonisë Veriore” e kaloi një tjetër filtër parlamentar

Shkup, 8 nëntor - "Republika e Maqedonisë Veriore" mori vizë kaluese nga Komisioni për Çështjet Kushtetuese. Për shumicën parlamentare është e pranueshme që të zëvendësojnë emrin e mëparshëm "Republika e Maqedonisë" me atë të ri në kushtetutë, përveç në nenin 36 që ka një kontekst historik. Opozita votoi kundër dhe akuzoi të gjithë procesin e ndryshimit të emrit pa konsensus dhe duke mos respektuar vullnetin e popullit të shprehur në referendum.

Ata propozuan që të sigurojnë mbrojtje nëse Greqia nuk e ratifikon Marrëveshjen, por morën përgjigje se mbrojtja tashmë ekziston. Në amandamentin e dytë   kun ë preambulë është shtuar Marrëveshja Kornizë e Ohrit, kurse vendimet e KAÇKM-së zëvendësohen me deklaratën e kësaj mbledhje, kërkuan që të ketë zgjerim edhe me tre dokumente historike.

Si arsye të futjes Kushtetutës së vitit 1991, Dimovski tregoi se kjo është Kushtetuta e parë për pavarësinë e plotë të një shteti sovran. Propozimin për futjen e rregullave të komitetit të kryengritjes, shpjegohet me faktin se këto rregulla janë të përcaktuara me konceptin e shtetit të ardhshëm të Maqedonisë, ndërsa Kushtetuta e TMRO-së tha se ishte një dokument që formuan organizatën e parë të maqedonasve. Kryeministri premtoi se do të mendojnë për këto kërkesa.

Për këtë amendament, Komisioni do të voto nesër, pas çka pason debati edhe për dy amandamentet tjera. Pas diskutimit në Komisioni, për ndryshimet edhe njëherë do të diskutohet në seancën plenare, të planifikuar për 1 dhjetor, pas së cilës ajo do të votohet, kësaj radhe me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve.

© ZHURNAL 08.11.2018, 20:23 | B.L. | 4,942 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."