Ministrja Hoxha kërkon më shumë përkushtim për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave
kosova
Ministrja Hoxha kërkon më shumë përkushtim për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave

Ministrja Hoxha kërkon më shumë përkushtim për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave

Në Takimin ministror për Integrime Evropiane, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Haradinaj, Ministrja e Integrimit Evropian, ka diskutuar për raportin përmbledhës të Agjendës Evropiane të Reformave ose ERA 1 si dhe prioritetet e propozuara për ERA 2. Kryeministri Ramush Haradinaj inkurajoi institucionet ekzekutive dhe resorët ministror për realizimin e prioriteteve dhe planeve të veprimit për ERA 1 dhe angazhim të shtuar për zbatimin e prioriteteve të propozuara për ERA 2. “Pas përmbylljes së fazës së parë të ERA-s, Kosova po kalon në etapën e dytë të kësaj agjende, duke u përafruar kështu me mekanizmat e Bashkimit Evropian. Kërkoj që ERA2 të jetë e saktë dhe me afate reale kohore në implementim. Dinamizimi i punës dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucionalë është në shërbim të përshpejtimit të rrugës sonë drejt Bashkimi Evropian”, theksoi Kryeministri Haradinaj. Ministrja Hoxha, vlerësoi punën e bërë për ERA 1 duke vënë në dukje të arriturat dhe proceset që janë në zbatim e sipër. Në disa veprime ka pasur progres, theksoi Ministrja Hoxha, por nuk mund të konsiderohen të përmbushura po u përmbyllur të gjitha fazat. Në rastet kur veprimet janë miratimi i legjislacionit, nuk mund të themi se veprime të tilla janë përmbushur pa u miratuar legjislacioni në Kuvend si dhe e njëjta vlen edhe për veprime të tjera, ku progresi nuk do të thotë përmbushje. Ministrja Hoxha ka ftuar të gjithë ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve që të deklarohen nëse kanë ndonjë koment lidhur me raportin e ERA 1, në mënyrë që pas këtij takimi ta finalizojmë këtë raport i cili do t’i hapte rrugë fillimit të diskutimeve me Zyrën e BE-së për prioritetet e ERA 2. Ministrat dhe përgjegjësit e dikastereve, diskutuan për angazhimin e secilit dikaster veç e veç, duke u fokusuar në kohën e mbetur për të maksimalizuar të arriturat e ERA 1 si dhe propozimet për ERA 2.

© ZHURNAL 08.11.2018, 21:00 | T.E. | 259 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."