Pakistanezja e krishterë lirohet nga burgu, vendndodhja nuk dihet
bota
Pakistanezja e krishterë lirohet nga burgu, vendndodhja nuk dihet

Pakistanezja e krishterë lirohet nga burgu, vendndodhja nuk dihet

Ministria e Jashtme e Pakistanit i hodhi poshtë raportet se Asia Bibi, një grua e krishterë, e cila është liruar nga akuzat për blasfemi javën e kaluar, është larguar nga vendi.

Bibi u lirua nga burgu të mërkurën, konfirmuan avokati i saj, Saiful Mulook, dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

“Asia Bibi ka dalë nga burgu dhe është transferuar në një vend të sigurt”, shkroi Tajani në Twitter.

Avokati Mulook u citua të ketë thënë se Bibi është larguar nga Pakistani me familjen e saj, por nuk tha se ku.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Mohammad Faisal, e mohoi këtë.

Bibi ka kaluar tetë vjet në burg, në pritje të dënimit me vdekje për, siç është thënë, fyerjen e Profetit Muhamed.

Javën e kaluar, Gjykata Supreme e Pakistanit e shfuqizoi dënimin, duke shkaktuar protesta të dhunshme që bënin thirrje për ekzekutimin e Bibit.

© ZHURNAL 08.11.2018, 09:39 | Xh.I. | 520 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."