Goditet me makinë një person në Shtip, në gjendje të rëndë dërgohet në spital
kronika
Goditet me makinë një person në Shtip, në gjendje të rëndë dërgohet në spital

Goditet me makinë një person në Shtip, në gjendje të rëndë dërgohet në spital

Shkup, 9 nëntor - Në bulevardin “Goce Dellçev” në Shtip, këtë mëngjes ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cili është lënduar rëndë një këmbësor.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 09:10 në vendkalimin për këmbësor, kur një makinë “Volkswagen” e ka goditur rëndë nxënësin e shkollës së mesme.

Sipas informacioneve të para, i lënduari është në gjendje të rëndë dhe menjëherë është vendosur në Spitalin Klinik në Shtip.

Më shumë detaje për këtë aksident priten gjatë ditës së sotme.

© ZHURNAL 09.11.2018, 10:22 | Xh.I. | 467 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."