Kuvendi nuk i merr mandatin Nikolla Gruevskit
maqedonia
Kuvendi nuk i merr mandatin Nikolla Gruevskit

Kuvendi nuk i merr mandatin Nikolla Gruevskit

Shkup, 9 nëntor - Në seancën e sotme kuvendore ku si pikë e parë të rendit të ditës ishte marrja e mandatit deputetit Nikolla Gruevski, asnjëri nga deputetët nuk u paraqit për fjalë, kështu që propozimi i Komisionit për Çështje të Mandati dhe Imunitetit kaloi menjëherë në votim.

Pro votuan 58 deputet, ndërsa kundër marrjes së mandatit ishin 29 deputetë të VMRO-së. Përveç deputetëve të LSDM-së, pro marrjes së mandatit deputetit Gruevski votuan edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nga BDI të cilët ishin prezent në seancë gjatë aktit të votimit.  Ndërkohë që deputetë e përjashtuar kohë më parë nga VMRO-DPMNE-ja nuk morën pjesë në seancë.

Mandati deputetit mund ti merret me 2/3 e votave.

© ZHURNAL 09.11.2018, 13:14 | Xh.I. | 2,905 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."