Belgjika fton Januzajn
sport
Belgjika fton Januzajn

Belgjika fton Januzajn

Adnan Januzaj është ftuar përsëri nga Belgjika për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares belge në Ligën e Kombeve

Roberto Martinez ka ftuar sulmuesin e Real Sociedadit Adnan Januzaj, për ndeshjet e Kombëtares belge gjatë këtij muaji.

Belgjika do të luaj kundër Zvicrës dhe Islandës derisa është në pozitë të mirë për ta fituar grupin e saj, për të shkuar kështu në final-four të Ligës së Kombeve dhe në fund të shpallet fituese e saj.

Për vijën e sulmit, Martinez ka ftuar: Eden dhe Thorgen Hazard, Dries Mertens, Hans Veneken, Michy Batshuayi dhe Romelo Lukaku.

Këtyre sulmuesve i bashkohet edhe Januzaj.

Belgjika ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 15 nëntor kundër Islandës si vendas, para se të udhëtojë për në Zvicër më 18 nëntor.

© ZHURNAL 09.11.2018, 13:19 | Xh.I. | 570 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."