Mbretëresha Elizabeth bën fjalë me princ Harry sherri i nuses së tij
showbiz
Mbretëresha Elizabeth bën fjalë me princ Harry sherri i nuses së tij

Mbretëresha Elizabeth bën fjalë me princ Harry sherri i nuses së tij

Mbretëresha e Anglisë Elizabeth ka bërë fjalë me princ Harry-n për zgjedhjen e nuses së tij Meghan Markle sa i përket kurorës së dasmës. “Atë që Meghan do, atë do marr”, mësohet t’i ketë thënë në mënyrë të përsëritur stafit të tij, princ Harry- kjo sipas një libri të shkruar nga gazetari Robert Jobson.

 

Ndaj, kur iu tha se partnerja e tij 37-vjeçare nuk mund të mbante në kokë kurorën që ishte zgjedhja e saj e parë, princi tërboi dhe “i ra murit me dorë”. Një burim i brendshëm mbretëror ka thënë se në atë moment ka ndërhyrë mbretëresha e cila iu kthye nipit: “Ajo do të mbajë kurorën që ka marr prej meje.”

Meghan i kishte vënë syrin dhe ishte dashuruar me një kurorë me gurë smeraldi dhe princi u ‘tërbua’ kur i thanë se ajo s’mund ta mbante atë për shkak se dyshohet se origjina e kësaj kurore ishte nga Rusia dhe kjo mund të sillte probleme.

 

Pas një debati të nxehtë me stafin ka qenë Mbretëresha ajo që i është kthyer princit se “Meghan nuk mund të ketë gjithçka që do ajo. Ajo do të mbaj atë kurorë që i kam dhënë unë”

“Mesazhi i Mbretëreshës ishte i qartë dhe i referohej edhe faktit se Meghan duhet të mendohej mirë për mënyrën se si flet me anëtarët e stafit dhe të jetë e kujdesshme në ndjekjen e protokollit të familjes mbretërore”- tha burimi, duke shtuar se duke qenë se ish-aktorja është mësuar të punojë në mjediset e Hollyëood, kjo ishte diçka e vështirë për të.

Meghan përfundoi duke mbajtur vënë ditën e dasmës kurorën me gurë diamant e pllatin të Mbretëreshës Mary. Ajo e mori atë nga koleksioni i Mbretëreshës, gjatë një vizite me bashkëshortin e saj të ardhshëm në Buckingham Palace.

© ZHURNAL 09.11.2018, 13:40 | Z.H. | 1,144 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."