Shënohet 75 vjetori i formimit të Brigadës së parë maqedono-kosovare
maqedonia
Shënohet 75 vjetori i formimit të Brigadës së parë maqedono-kosovare

Shënohet 75 vjetori i formimit të Brigadës së parë maqedono-kosovare

Ohër, 9 nëntor – Organizata komunale e Lidhjes së luftëtarëve  të Luftës  antifashiste dhe popullore çlirimtare të Maqedonisë 1941-1945 dhe qytetarët  vazhdues  në komunën e Ohrit dhe Debërcës dhe vetëqeverisja lokale në komunën e Debërcës sot e shënojnë 75 vjetorin e formimit të Brigadës së parë maqedono-kosovare.

Programi për shënimin e jubileut  parashikon shumë aktivitete, mes të cilave në orën 10:30 dorëzim i luleve në përmendoren  në fshatin Slivovo,  me fjalime të përshtatshme dhe orë historike për rrugën luftarake të brigadës dhe vlerën e saj në çlirimin përfundimtar të vendit nga okupuesi fashist. Pastaj është parashikuar vizitë  në shtëpinë përkujtimore  në Slivovo.

Në orën 11:30 lule do të dorëzohen edhe në përmendoren e dëshmorëve të rënë në LPÇ në fshatin Bellçishte.  si dhe para monumentit të Trajçe Dojçinovski.

Pastaj vijon vizita e Ekspozitës artistike në SHF “Debërca” në Belçishte, ndërsa solemnitetet  do të rrumbullaksohen me program solemn me rastin e festës së patronatit të shkollës.

Brigada e parë maqedono-kosovare është formuar  më 11 nëntor të vitit 1943 në fshatin Slivovë, në hyrje të komunës së Debërcës. Ka numëruar 700 luftëtarë nga batalionet “Mirçe Acev”, Batalioni i Krushevës, Batalioni i parë  kosovar- metohist “Ramiz Sadiku” dhe batalioni i dytë kosovar-metohist “Boro Vukmiriviq”. Ajo ka qenë njësia  ushtarake shumë nacionale, në përbërje të së cilës ka pasur maqedonas, shqiptarë, serb, malazez. sllovenë, italianë.

© ZHURNAL 09.11.2018, 14:17 | D.J. | 1,650 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."