Mançevski: Mekanizmi më efikas kundër lajmeve të rrejshme është e vërteta
maqedonia
Mançevski: Mekanizmi më efikas kundër lajmeve të rrejshme është e vërteta

Mançevski: Mekanizmi më efikas kundër lajmeve të rrejshme është e vërteta

Shkup, 9 nëntor - Në panel diskutimit dedikuar lajmeve të rrejshme në kuadër të fushatave parazgjedhore, Ministri i shoqërisë informatike Mançevski foli për fushatat zgjedhore që në vitet e kaluara janë udhëhequr në Maqedoni si dhe në fushatën për referendumin dhe prezantoi rreziqet me të cilat ballafaqohemi në përditshmëri me lajmet e rrejshme, sidomos nga internet portalet dhe rrjetet sociale, transmeton Zhurnal.

"Ishim dëshmitarë të liferimeve aktive të informatave të rrejshme përmes rrjeteve sociale nga profile anonim, të cilët patëm për qëllim të ndikojnë në daljen e votuesve gjatë kohës së referendumit. Lëvizja "Bojkotoj", përmes dhjetra profileve aktive për një kohë të shkurt arriti që ti bombardoj rrjetin social Twiter me shumë porosi dhe informata të pasakta", tha mes tjerash Mançevski.

Sipas tij lajmet e rrejshme çdoherë e përcjellin porosinë e nacionalizmit, ndarjeve, konflikte, urrejtje dhe probleme etnike. Ai tha se mekanizmi më efikas kundër lajmeve të rrejshme është e vërteta.

© ZHURNAL 09.11.2018, 14:54 | Xh.I. | 829 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."