PSP hap lëndë të re, arrestohen pesë persona- Mijallkov në mesin e të dyshuarve
maqedonia
PSP hap lëndë të re, arrestohen pesë persona- Mijallkov në mesin e të dyshuarve

PSP hap lëndë të re, arrestohen pesë persona- Mijallkov në mesin e të dyshuarve

Shkup, 9 nëntor - Prokuroria Speciale njofton se pas zbatimit të procedurës parahetimore, në të cilën janë marrë në pyetje disa persona dhe konfiskuar disa materiale ka hapur lëndën e re me emrin “Perandoria” kundër presonave: Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviç, Cvetan Pandeseski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdoska, Vlladislav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vance Mijallçev dhe Jovançe Taskovski.

Sipas PSP-së, ata dyshohen për shoqërim kriminel, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim, larje parash dhe vepra tjera penale.

“Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë Themelore, në bashkëpunim me MPB-në janë kryer 12 kontrolle dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët gjatë ditës do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake dhe për të cilët do të kërkohet masa e paraburgimit”, thonë nga PSP-ja.

Ata shtojnë se për një kohë të shkurtë pritet që të zgjerohet hetimi edhe kundër persanave tjerë dhe vepra tjera penale.

© ZHURNAL 09.11.2018, 14:06 | Xh.I. | 2,789 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."