ASH: Jo heqjes së ndihmës për fëmijën e tretë, Qeverisë i pengon sepse përfitojnë shqiptarët
maqedonia
ASH: Jo heqjes së ndihmës për fëmijën e tretë, Qeverisë i pengon sepse përfitojnë shqiptarët

ASH: Jo heqjes së ndihmës për fëmijën e tretë, Qeverisë i pengon sepse përfitojnë shqiptarët

Shkup, 9 nëntor - Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetsimin e saj sa i takon iniciativës së qeverisë për shfuqizimin e ligjit për mbrojtje të fëmijeve dhe do të votoj kundër.

“Arsyetimet e paraqituara nga ana e ministreshes Mila Carovska nuk qendojnë dhe as që mundet të argumentohen, përkundrazi te gjitha argumentet jane qe masa te vazhdon. Ky ligj ka stimuluar natalitetin, natyrisht jo ne te gjitha komunat njesoj. Si duket Qeverisë i pengon se nga 26150 familje qe pranojne këtë ndihmë 50% jane familje shqiptare.”, theksoi nenkryetari i kesaj partie, Elmi Aziri.

Sipas tij, ky subvencion social ka ndikuar edhe ne zbutjen e varferise.

”Të dhënat e Entit statistikor flasin se shkalla e varferisë para subvencioneve eshte 40,7 % ndersa pas subvencioneve siciale eshte 22,7% qe eshte deshmi se kjo mase se bashku me masat tjera ndikojn ne uljen e varfërisë në vend, aq më teper kur 50% e familjeve të varfura janë familjet me 3 dhe më tepër fëmije. Gjithashtu kjo masë kontribon në përmiresimin e pabarazisë në shpërndarjen jo të drejtë të ardhurave kombëtare ne Maqedoni qe është më e larta në Europë”, theksoi Aziri.

© ZHURNAL 09.11.2018, 15:20 | Xh.I. | 940 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."