Basha takim me banorët e Astirit: Shembja e banesave, dramë njerëzore
shqiperia
Basha takim me banorët e Astirit: Shembja e banesave, dramë njerëzore

Basha takim me banorët e Astirit: Shembja e banesave, dramë njerëzore

Tiranë, 9 nëntor - Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot pranë banorëve të zonës së Astirit, të cilëve do iu shemben banesat për shkak të projektit të Unazës së Madhe. Gjatë takimit me banorët, Basha tha  se ndihet i shokuar kur është ballafaquar me situatën ën fjalë, të cilën e ka konsideruar si një dramë njerëzore.

“Është fati i mbi 2 mijë banorëve të cilëve e keqja ju ka trokitur në derë. E kam ndjekur përmes rrjeteve sociale dhe deputetëve të mi. Jam ndjerë i shokuar por jo aq sa sot kur u ballafaqova me dramën e këtyre njerëzve.  Po persekutohen dhe vihen në një presion të madh psikologjik. Mos prisni t’ju vijë e keqja në pragun e shtëpisë ejani këtu. Mbështesni këta banorë. Gjithçka është shkelur. Nuk ka asgjë të ligjshme. Kryeministri, shteti e ministrat kamë shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme është protesta e këtyre banorëve”, ishte thirrja që Basha iu bëri qytearëve.

© ZHURNAL 09.11.2018, 15:02 | Xh.I. | 427 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."