Bogoevski: Gruevski do të vazhdojë ta merr rrogën e deputetit edhe në burg
maqedonia
Bogoevski: Gruevski do të vazhdojë ta merr rrogën e deputetit edhe në burg

Bogoevski: Gruevski do të vazhdojë ta merr rrogën e deputetit edhe në burg

Shkup, 9 nëntor - Deputeti i LSDM-së Pavlle Bogoevski, e ka komentuar sot vendimin e deputetëve për të mos ia marrë mandatin e deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Bogoevski përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se sot nuk arritën t’i mbledhin 80 vota dhe Gruevski do të vazhdojë ta merr rrogën e deputetit deri sa do të jetë në burg.

“Nuk i mblodhëm 80 vota, Gruevski do të vazhdojë të jetë deputetë dhe të merr rrogë nga qytetarët derisa është në burg. Derisa nuk i mblidhen pesë vite dhe automatikisht nuk ia marrim mandatin mbi këtë bazë. Lufta vazhdon”, ka shkruar Bogoevski.

Përndryshe, në seancën e sotme në Kuvend “pro” marrjes së imunitetit të Gruevskit votuan 58 deputetë, ndërsa 29 ishin “kundër”, që ishte numër i pamjaftueshëm për marrjen e mandatit.

© ZHURNAL 09.11.2018, 15:44 | Xh.I. | 1,599 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."