"Heqja e shtesës për fëmijën e tretë", pas shkrimeve të Zhurnal, reagojnë deputetët
maqedonia
"Heqja e shtesës për fëmijën e tretë", pas shkrimeve të Zhurnal, reagojnë deputetët

"Heqja e shtesës për fëmijën e tretë", pas shkrimeve të Zhurnal, reagojnë deputetët

Shkup, 9 nëntor - Pas shkrimeve të një pasnjëshme të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal lidhur me propozimin e fundit të MPPS për të hequr ndihmën për fëmijën e tretë, "zgjohen nga gjumi" edhe deputetët shqiptarë duke e kundërshtuar të njejtën.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi deklaron se grupi parlamentar i BDI-së nuk e mbështet heqjen e shtesës prej 8.000 denarëve për fëmijën e tretë. Sipas tij, vendimet e tilla duhet merren në mënyrë konsensuale dhe se Qeveria duhet të zbatojë politika për rritjen e natalitetit.

Grubi shtoi se për propozimin e tillë nuk kan qenë të njoftuar dhe se për herë të parë e ka dëgjuar në media.

Paralajmërimet e qeverisë për shfuqizimin e ligjit për natalitet i godet drejtpërdrejt shqiptarët, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se përfitime më të mëdha nga ky ligj kanë pasur shqiptarët.

Zhurnal që nga propozimi i ligjit të ri, ka bërë apele te deputetët që ta ngrenë zërin në Parlament duke mos e pranuar një ligjë të tillë ku qartaz shihet se ligjin momental dëshirojnë ta tërhiqin vetëm sepse shqiptarët janë shfrytëzuezit më të mëdhej të ndihmës për fëmijën e tretë.

Edhe partitë politike shqiptare janë kundër këtyre ndryshimeve të propozuara, me arsyetimin se kjo shtesë për fëmijën e tretë ishte ekzistenca e vetme për shumë familje.

© ZHURNAL 09.11.2018, 15:57 | Xh.I. | 5,405 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."