Komuna Çair i dhuron një kamion zjarrfikës Shoqatës “Bajram Miftari”
maqedonia
Komuna Çair i dhuron një kamion zjarrfikës Shoqatës “Bajram Miftari”

Komuna Çair i dhuron një kamion zjarrfikës Shoqatës “Bajram Miftari”

Shkup, 9 nëntor -  Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në mnëyrë solemene i ka dorrëzuar donacionin e një grupi të afaristëve nga kjo komunë, Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari” – Çair, njofton Zhurnal.

"Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikësve “Bajram Miftari” – Çair i dhuruam sot një kamion zjarrfikës, donacion ky që do të ndihmojë shoqatën në rritjen e efektivitetit dhe kapacitetit të kësaj shoqate vullnetare për ndërhyrje në raste zjarri dhe fatkeqësi tjera në Çair e më gjerë", thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Siç thuhet në njoftim, ky donacion u realizua falë aktit human dhe kontributit të bashkëqytetarit dhe afaristit tonë, Artan Demiri, të cilin e falënderojmë për angazhimin e tij në këtë drejtim.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:14 | D.J. | 2,630 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."