Maqedoni, cilat automjete do të përjashtohen nga trafiku gjatë ndotjes së ajrit?
maqedonia
Maqedoni, cilat automjete do të përjashtohen nga trafiku gjatë ndotjes së ajrit?

Maqedoni, cilat automjete do të përjashtohen nga trafiku gjatë ndotjes së ajrit?

Shkup, 9 nëntor - Të dhëna zyrtare nuk kanë dhënë autoritetet se cilat automjete do të “etiketohen” me të kuqe si ndotës më të mëdhenj, por sipas Propozim-ligjit në këtë kategori do të përfshihen të gjithë që kanë motor me Euro 1, Euro 2 dhe pa asnjë standard.

Se sa ka automjete të këtilla është e vështirë të vlerësohet, por sipas të dhënave që Kanal 5 i ka nga Ministria e Shëndetësisë nga viti 2016, më të zakonshmet janë pikërisht ato me standardin më të ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas këtyre të dhënave, automjetet me Euro 0 janë me 19.83%, Euro 1 me 28.69%, Euro 2 me 29.20%, Euro 3 me 8.69%, Euro 4 me 12.63%, Euro 5 me 0.88%, dhe Euro 6 me 0.09%.

Deri në 77.72% është përqindja e automjeteve që janë me Euro 1, Euro 2 apo pa asnjë standard. Këto automjete do të etiketohen me ngjyrë të kuqe, sipas kategorizimit në Propozim-ligjin e Qeverisë ku ceket se të gjithë automjetet me Euro 2 apo më poshtë se kjo do të hynë në këtë kategori. Etiketimi i verdhë është për automjetet Euro 3,4, përderisa etiketimi i gjelbër parashihet për Euro 5 dhe Euro 6.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:17 | Xh.I. | 3,733 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."