Vazhdohet për 6 muaj gjendja e krizës në kufirin verior dhe jugor të Maqedonisë
maqedonia
Vazhdohet për 6 muaj gjendja e krizës në kufirin verior dhe jugor të Maqedonisë

Vazhdohet për 6 muaj gjendja e krizës në kufirin verior dhe jugor të Maqedonisë

Shkup, 9 nëntor - Me vendim të Kuvendit të Maqedonisë gjendja e krizës në kufirin jugor dhe verior do të vazhdohet deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Ky vendim me 68 vota “pro” dhe 5 “të përmbajtur” u soll në kuadër të seancës së 65.

Gjendja e krizës vazhdohet me propozim të qeverisë, për shkak të rritjes së tentimit për hyrje të emigrantëve në territorin e Maqedonisë.

Përndryshe, vendimi i parë për shpalljen e gjendjes së krizës në dy kufijtë u soll në gusht të vitit 2015 për një muaj dhe më pas për pesë herë është vazhduar.

Kuvendi në kuadër të seancës së 65 solli vendimin edhe për dërgimin e 12 përfaqësuesve të Ushtrisë së Maqedonisë në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistim në Afganistan për gjashtë muajt e ardhshëm.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:25 | D.J. | 679 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."