Nxënësi 15 vjeçar i aksidentuar në Shtip, në gjendje kritike
kronika
Nxënësi 15 vjeçar i aksidentuar në Shtip, në gjendje kritike

Nxënësi 15 vjeçar i aksidentuar në Shtip, në gjendje kritike

Shkup, 9 nëntor - Në gjendje kritike është 15 vjeçari i shkollës së mesme, i cili në mëngjes në orën 9 e 10 minuta në pushimin e madh shkollor ishte shkelur në venkalimin e shënuar për këmbësorë në bulevardin “Goce Dellçev”, në Shtip.

Siç informojnë nga Klinika spitalore-Shtip, deri tani janë kryer dy operacione në kokë nga ana e neurokirurgut. Për momentin ai është pa vetëdije në qendrën e spitalit të Shtipit. Zëdhënësja e SPB-së Shtip, Gordana Panajotova thotë se djaloshi duke ecur së bashku me një grup fëmijësh është goditur nga automobili “Folksuagen polo”, me targa të Shtipit, i drejtuar nga 68 vjeçari B.M. nga Koçani.

Nga policia thonë se është kryer kontroll në vendin e aksidentit nga ana e policisë dhe prokurorit publik punojnë në zbardhjen e rastit.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:27 | D.J. | 723 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."