Mbi 1 milionë euro për ish-zyrtarët e pushtetit të kaluar!
maqedonia
Mbi 1 milionë euro për ish-zyrtarët e pushtetit të kaluar!

Mbi 1 milionë euro për ish-zyrtarët e pushtetit të kaluar!

Shkup, 9 nëntor - Nga arka e shtetit janë paraparë që të ndahen një milion e gjysëm euro për benificione për ish-funksionarët shtetëror, nga ministra dhe deputet deri te drejtor të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera shtetërore, informon Zhurnal. 

Ato edhe pasi të kenë përfunduar mandatin marrin apanazh. Disa prej tyre kanë edhe shoferë dhe sigurim perosnal.

Pasi ndryshimit të pushtetit, 70  ish-funksionerë të cilët i emëron Qeveria, 39 deputet dhe dhjetra ish-funksionarë të cilët i emëron Kuvendi një vit pasi kanë përfunduar mandatin kanë pranuar apanazh.

Sipas kalkulimeve dhe të dhënave nga institucionet përkatëse, për apanazh janë shpenzuar mbi 1 milionë e gjysëm euro, informon Zhurnal.

Deputet, ministra dhe funksionarë tjerë të cilët i emëron Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti kanë të drejtën ligjore që të mrrinë rrogë edhe pasi tu ketë përfunduar mandati.

Nikolla Gruevski ka marrë 16 mijë euro, ndërsa ish-kryeministri teknik nuk ka paranuar të merrë apanazh.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, duke e shfrytëzuar të drejtën për apanazh  me rrogë prej 84.514 denarë, nga shteti për një vit ka marrë 16 mijë 500 euro. Sipas të dhënave të Qeverisë, kërkesën Gruevski e ka dorëzuar më 19 janarë të vitit 2016, kur në pozitën e tij ka ardhë kryeministri teknik Emil Dimitrievski, gjegjëisht kur i ka mbarauar marrdhënja e punës. Nga Qeveria shtojnë se Dimitriev nga ana tjetër nuk ka kërkuar apanazh, për shkak se pas përfunsimit të mandatit të tij, është zgjedhur deputet.

Sipas të dhënave nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, pas ndryshimit të pushtetit, 70 zyrtarë, të cilët si funksionarë i ka emëruar Qeveria, kanë kërkuar apanazh. Këtë të drejtë e ka shfrytëzuar edhe ish-zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandër Gjorgiev, ish-sekretari gjernar i Qeverisë, Kirill Bozhinovski, ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe KUndërzbulim, Vlladimir Atanasov, ndërsa në këtë listë është edhe ish-drejtori i Arkivit shtetëror, Filip Petrovski, i cili këtë të drejt e ka shfrytëzuar deri në fund të muajt korrik.

Nga ish-ministrat e Qeverisë Gruevski, vetëm se Gordana Jankullovska dhe Mile Janakiveski publikisht kanë konfirmuar se kanë shfrytëzuar 12 muaj apanazh nga shteti.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:05 | D.J. | 6,691 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."