Mbi 40 milionë euro për mbështetje të kompanive
ekonomi
Mbi 40 milionë euro për mbështetje të kompanive

Mbi 40 milionë euro për mbështetje të kompanive

Kavadar, 9 nëntor – Mbi 40 milionë euro për mbështetje të kompanive janë planifikuar për vitin e ardhshëm, paralajmëroi sot nga Kavadari zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev. Në takimin e punës në Odën Ekonomike Rajonale me përfaqësues të kompanive, ai foli për masat e Qeverisë për përmirësimin e ekonomisë.

“Këtë vit për herë të parë përpiluam Ligjin për mbështetje financiare me çka janë përfshirë edhe kompanitë nga Maqedonia. Njëqind kompanitë e para tashmë morën ndihmë nga shteti, në mesin e të cilave edhe kompani nga Kavadari. Për vitin e ardhshëm do të ketë më shumë mjete, në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik -FIZHT. Ideja është, që kompanitë, nëse dëshirojnë të jenë konkurruese dhe të rriten, duhet të jenë konkurruese edhe jashtë shtetit. Është shumë i vogël numri i atyre të cilët dalin jashtë. Këtu duhet të bëhet hap përpara. Për konkurrencë, nevojitet që të ketë teknologji bashkëkohore dhe organizim të mirë. Shteti mund të ndihmojë që më lehtë të arrihet deri në teknologji. Për këtë edhe bëhen programet për ndihmë biznesmenëve. Në Ligjin për mbështetje financiare kthimi është 10 për qind ose 20, nëse bëhet fjalë për kompani të orientuar eksporti. Në FIZHT mbështetja është 30 për qind për rinovim të teknologjisë ose 70 për qind nëse ka projekt inovativ”, nënvizoi zëvendëskryeministri.

Ai i inkurajoi kompanitë që të konkurrojnë për mbështetje.

“Isha i befasuar kur e vendosëm Ligjin për mbështetje financiare, ndërsa biznesmenët nuk mund të besonin se kjo mund të ndodhë. Interesi ishte i vogël, ndërsa kushtet për aplikim nuk janë të komplikuara, kompani në rritje e cila nuk e zvogëlon numrin e të punësuarve”, shtoi Angjushev.

Këtë vit në FIZHT kishte para nga Banka Botërore, kredi prej rreth pesë milionë euro. Nga programi për mbështetje financiare ishin transferuar tre milionë euro. Rreth 15 milionë euro ishin realizuar me marrëveshjet për mbështetje financiare dhe përmes Agjencisë për Punësim. Ose, rreth 30 milionë euro këtë vit do t’iu ndahen kompanive. Për vitin e ardhshëm ky numër është rritur. Vetëm në programin për mbështetje financiare do të ketë njëzetë milionë euro, plus në FIZHT në mënyrë shtesë 10 milionë euro. Plus në Agjencinë, domethënë që vitin e ardhshëm janë planifikuar mbi 40 milionë euro.

Përkujtoi se programe të këtilla nuk kishte në të kaluarën. Informoi se së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike kishte filluar iniciativë përmes Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, për rrënimin e barrierave administrative, me qëllim që të lehtësohen procedurat rreth furnizimeve publike, koncesioneve, bujqësi dhe kërkimin e subvencioneve ose ngjashëm.

Angjushev foli edhe për idenë e tretë të cilën tentojnë ta realizojnë, ndërsa ky është problemi me kuadrin e shtetit.

Programi i parë është Ligji për praktikantë për persona deri në 29 vite, e dyta është arsimi i dyfishtë me çka kompanitë edukojnë nxënës të shkollave të mesme, ndërsa shteti ndihmon.E treta është masa e tretë aktive për punësim, që të shihet në komuna se cilët persona kërkojnë punë, ndërsa çka kompanitë kërkojnë realisht, prandaj shteti ta mbulojë riedukimin e personave të cilat do të mund të punësohen, si dhe pagat dhe kontributet e tyre për gjashtë muaj. Kompanitë do të kenë detyrim që t’i punësojnë, nëse edukimi është i suksesshëm.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:33 | Xh.I. | 606 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."