Mourinho: E kontrolluam mirë Juventusin
sport
Mourinho: E kontrolluam mirë Juventusin

Mourinho: E kontrolluam mirë Juventusin

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho insiston se “në 15-20 minutat e parë e kishin totalisht ndeshjen në kontroll” kundër Juventusit

Djajtë e kuq kthyen disavantazhin prej një goli duke fituar në fund ndeshjen e katër në Ligën e Kampionëve, që është e fundsit në grupe me këtë skuadër.

“Nëse e shikojmë në aspektin pozitiv, nuk është e lehtë të thuhet se ne jemi një skuadër që dorëzohemi”, tha Mourinho në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Manchester Cityt.

“Ne jemi një skuadër që gjithmonë gjejmë mënyrë që të rikthemi, për të ndryshuar rezultatin, por ne jemi po ashtu një skuadër që luftojmë shumë për rezultat”.

“Nuk është gjithmonë e mundur, kështu që ne nëse marrim gola para kundërshtarit, vjen dita kur edhe mund të përmbysim rezultatin”.

“Kështu që ne duhet të jemi të sigurt që të rritemi, jo vetëm në paraqitjen tonë sepse mendoj se kemi një skuadër që po rritet, por ne duhet që të shënojmë në fillim të ndeshjeve po ashtu”.

“Për të cilën gjë, dua të them, ndodhi kundër Juventusit. Kundër Juventusit në pësuam gol në minutën e 60 apo diçka kështu, por patëm një fillim të mirë”.

“Madje mund të them se në 15-20 minutat e parë e kishim ndeshjen tërësisht në kontroll”.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:03 | Xh.I. | 688 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."