Harxhohen vaksinat kundër gripit në Maqedoni
maqedonia
Harxhohen vaksinat kundër gripit në Maqedoni

Harxhohen vaksinat kundër gripit në Maqedoni

Shkup, 9 nëntor - U harxhuan vaksinat e gripit gati në gjithë qytetet e Maqedonisë. Drejtorët e Qendrave të shëndetit publik për momentin janë në Ministrinë e Shëndetësisë ku mbahet mbledhje me qëllim të kërkojnë vaksina të reja. Për vetëm dy ditë që kur filloi vaksinimi kundër grimit, u harxhuan vaksinat në Qendrën e shëndetit publik në Veles.

“Po është saktë, u harxhuan vaksinat kundër gripit, ndërsa përmes “Termini im”, tashmë janë rezervuar. Shkojmë në mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë të shohim se a do të ketë porosi të reja”, deklaroi për Nova, Toni Dimitriev, drejtor i Qendrës për shëndet publik në Veles.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit furnizoi 41.000 vaksina nga ku 28.000 janë pa pagesë për persona mbi 65 vjet me pension mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:06 | D.J. | 929 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."