Skocia – vendi i parë në botë që aprovon lëndët shkollore për LGBTI
bota
Skocia – vendi i parë në botë që aprovon lëndët shkollore për LGBTI

Skocia – vendi i parë në botë që aprovon lëndët shkollore për LGBTI

Skocia do të bëhet vendi i parë në botë që do të përfshijë në planprogramin mësimor lëndën për të drejtat e homseksualëve, lesbikeve, biseksualëve, transeksualëve dhe interseksualëve – një vendim që aktivistët e LGBTI e kanë përshkruar “moment historik”

Shkollave shtetërore në Skoci do t’iu kërkohet që t’iu mësojnë nxënësve për historinë e barazisë dhe lëvizjeve të komunitetit LGBTI, për ta luftuar homofobinë dhe transfobinë, si dhe për të eksploruar mbi identitetin e LGBTI.

Ky vendim erdhi pasi ministrat pranuan në tërësi rekomandimet e një grupi punues të udhëhequr nga një kampanjë për Arsim Gjithëpërfshirës (TIE).

Jordan Daly, bashkëthemelues i TIE, ka thënë se “trashëgimia shkatërruese” e Nenit 28 ka përfunduar, transmeton Klan Kosova.

Ky legjislacion, që u paraqit në vitin 1988, ua ndaloi autoriteteve lokale në Mbretërinë e Bashkuar “promovimin” e homoseksualitetit, derisa u shfuqizua përfundimisht në Skoci në vitin 2001, kurse në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dy vjet më vonë.

Një studim për TIE zbuloi se 9 në 10 skocezë nga komuniteti LGBTI përjetojnë homofobinë në shkollë, dhe 27% kanë raportuar se kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje pasi janë ngacmuar.

Ky studim gjithashtu zbuloi se kishte pak mirëkuptim në shkolla rreth paragjykimeve ndaj njerëzve me karakteristika të ndryshme të orientimeve seksuale.

Skocia është renditur rregullisht si një nga vendet më të mira në Evropë në lidhje me mbrojtjen ligjore për personat e komunitetit LGBTI, pavarësisht nga fakti që homoseksualitetin e dekriminalizoi në vitin 1980, 13 vjet më vonë se Anglia dhe Uellsi.

© ZHURNAL 09.11.2018, 16:09 | Xh.I. | 574 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."