Më i miri i futsalin vendor, e përforcon Prishtinën
sport
Më i miri i futsalin vendor, e përforcon Prishtinën

Më i miri i futsalin vendor, e përforcon Prishtinën

Njëri ndër më të mirët e futsalit vendor, Ferid Agushi është transferuar te futsal Prishtina. Këta të fundit kanë firmosur me lojtarin nga Kumanova dhe e kanë prezantuar para mediave si përforcimin më të madh.

“Mendojë që kam zgjedhur klubin e duhur për tu transferuar. Ndjehem mirë këtu, pasi e njoh këtë skuadër edhe më herët, ndërsa bashkohem edhe me lojtarë që kemi luajtur në të kaluarën së bashku. Shpresojmë të bëjmë më të mirën këtu te Prishtina, ashtu siç dimë ne”, ka thënë për “InfOSport.mk” Ferid Agushi.

Agushi regjistron mbi 50 ndeshje me përfaqësuesen e Maqedonisë në futsal, ndërsa ka qenë pjesë e 70-të ndeshjeve në Ligën e Kampioneve me skuadra të ndryshme. Ferid Agushi do te Prishtina do të gjejë edhe bashkëlojtarët tjerë nga Maqedonia si Taulant Ismaili që disa ditë më parë u prezantua dhe Erkan Seferin me Eljesa Nezirin.

© ZHURNAL 09.11.2018, 18:28 | T.E. | 1,112 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."