Nga e hëna fillon përgaditja e hapjes së kapitullit të 24
maqedonia
Nga e hëna fillon përgaditja e hapjes së kapitullit të 24

Nga e hëna fillon përgaditja e hapjes së kapitullit të 24

Shkup, 9 nëntor – Burime diplomatike theksojnë se bëhet fjalë për një temë të ndjeshme në të cilën do të diskutohen shumë problematika si ajo e azilit, emigrantët dhe material të ndryshme civile dhe penale.

Shqipëria dhe Maqedonia nga e hëna do të fillojnë përgaditjen e skriningut për kapitullin e 24 ‘Drejtësia, liria dhe siguria’.

Takimi do të zgjasë tre ditë, për kohën në të cilën ekipet e ekspertëve do të diskutojnë shtatëdhjetë faqe nga ligji europian i përkushtuar në këto tema (acquis communautaire/аки).

“Sqarimi teknik për kapitullin e 24 do të mbahet nga 12 deri më 14 nëntor në Bruksel dhe do të njoftojë vendet me standardet dhe ligjet europiane në këto sfera”, ka thënë kështu zëdhënësja Maja Kocijancic.

Ajo sqaron se KE ka filluar përgaditjet e nevojshme të punës dhe do të vazhdojë të përkrahë vendet e ish Jugosllavisë në tentativat e tyre që të arrijnë rezultate në luftën kundër korupsionit dhe krimit të organizuar, sfera këto të cilat kanë rëndësi të madhe në jetën e qytetarëve, ka thënë Kocijancic.

Delegacioni i Maqedonisë do të drejtohet nga Bujar Osmani dhe Bojan Mariciq ndërkohë që atje do të takohen edhe me Johanes Hahn.

Deri në fund të këtij viti duhet të mbahen edhe tre takime skrining për tre kapituj, 3 lirinë e shërbimeve, 5 furnizimet publike dhe 32 kontrolli financiarë.

© ZHURNAL 09.11.2018, 18:56 | T.E. | 2,082 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."