Elezi: 300 milion denarë për projektet në Strugë
maqedonia
Elezi: 300 milion denarë për projektet në Strugë

Elezi: 300 milion denarë për projektet në Strugë

Strugë, 9 nëntor – Në fshatin Fërgovë të Strugës ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit e në këtë drejtim do të përmirësohet kualiteti i jetës për rreth dy mijë banorë të këtij fshati. Gjithë shuma e kësaj marrëveshje është 16.8 milion denarë prej të cilave 14.2 milion denarë kemi siguruar nga BE, derisa 2.5 milion janë siguruar nga vet komuna, kështu ka informuar zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi e cila sot ka promovuar fillimin e punimeve në Strugë.

Ndërkohë që kryetari i komunës Ramis Merko ka thënë se ky projekt është pjesë e kolektorit perendimorë për mbrojtjen e liqenit të Ohrit.

Mjetet janë siguruar përmes projektit nga Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve komunale.

Më tej ashtu si ka informuar zv.ministrja Elezi, në Strugë po ndërtohen rrjetet e kanalizimit, rrugë lokale dhe rrjeti i ujësjellësit projekte këto në vlerë prej mbi 70 milion denarë.

“Deri në fund të vitit do të përfundojë dhe ndërtimi i pikës kufitare Qafë Thanë vlera e këtij projekti është 92 milion denarë, më tej në kuadër të projekteve për përmirësimin e shërbimeve komunale, Struga do të përfitojë edhe grant mjete për sistemet solare për tre objekte. Gjithësejt, në projektet e Strugës kemi investuar 300 milion denarë”, informon më tej zv.ministrja Elezi.

© ZHURNAL 09.11.2018, 18:08 | T.E. | 1,883 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."