Miratohet draft-amendamenti për ndryshimin e Preambulës
maqedonia
Miratohet draft-amendamenti për ndryshimin e Preambulës

Miratohet draft-amendamenti për ndryshimin e Preambulës

Shkup, 9 nëntor - Me 9 vota për dhe 7 kundër, Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit mbi Preambulën.

Me këtë amendament parashikohet ndryshimi i Prembulës në pjesën e KAÇKM-së ku “vendimet” do të ndryshohen në “shpallje” si dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit.

Në radhë është draft-amendamenti 35 i cili obligon Maqedoninë të respektojë sovranitetin, pacenueshmërinë dhe integritetin e shteteve fqinje.

© ZHURNAL 09.11.2018, 18:09 | T.E. | 1,618 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."