Vrasja në Selenicë, autori dhe viktima bashkë në një lokal
shqiperia
Vrasja në Selenicë, autori dhe viktima bashkë në një lokal

Vrasja në Selenicë, autori dhe viktima bashkë në një lokal

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së kreut të njësisë administrative në fshatin Kot të Selenicës. Autori i dyshuar, 44-vjeçari nga fshati Gumenicë është arrestuar pas afro një orë ndjekje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kotë, rreth  orës 14:55, në hyrje të një lokali, ku dyshohet se Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.

Policia e Vlorës dhe e Selenicës, me të marrë njoftim për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes Admir Delaj i cili pas vrasjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij.

Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML).

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen, por rezulton pa lejen përkatëse.

Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje”.

© ZHURNAL 09.11.2018, 19:19 | T.E. | 1,227 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."