Që sonte ish kryeministri Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës
shqiperia
Që sonte ish kryeministri Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës

Që sonte ish kryeministri Gruevski duhet të paraqitet në burgun e Shutkës

Shkup, 9 nëntor - Pasi Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e bërë nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për vendimin e lëshuar më herët ku ai dënohej me dy vite burg.

Gruevski u dënua për keqpërdorim të parasë publike. Ai kishte blerë një makinë të tipit ‘Mercedes’, në vlerë prej 600 mijë euro.

Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi, dhe u është dorëzuar palëve, e që praktikisht Gruevski do të shkojë në burg, në momentin që e pranon vendimin, e që duhet të paraqitet që sonte.

Sot Kuvendi i Maqedonisë ka votuar për heqjen e mandatit të deputetit për Gruevskin, por për një gjë të tillë nuk kanë votuar shumica e deputetëve.

Gazetarët ishin para shtëpisë së tij, mirpo aty u paraqit vetëm gruaja e ish-kryemnistrit duke thënë se ai nuk gjendej aty.

© ZHURNAL 09.11.2018, 19:21 | T.E. | 1,341 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."