Mbi 10 mijë vetura të konfiskuara, autoritetet në hall me këtë problematikë
maqedonia
Mbi 10 mijë vetura të konfiskuara, autoritetet në hall me këtë problematikë

Mbi 10 mijë vetura të konfiskuara, autoritetet në hall me këtë problematikë

Shkup, 9 nëntor – Institucionet e Maqedonisë kanë sekuestruar mbi 10 mijë vetura të cilave nuk dinë se cfarë t’u bëjnë.

Prej tyre, mbi 1 mijë janë ndaluar nga vjedhësit dhe po mbahen në Bellasicë të Strumicës, bëjnë të ditur nga kjo ndërmarje ndërkohë që kërkojnë nga Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar që të rregullojë këtë problem.

“Magazina jonë duket si një vend për veturat e vjetra, ato që konfiskohen nga MPB dhe policia pyjore përfundojnë këtu dhe deri në një vendim gjyqësorë nuk mund të jepen dikundi”, ka thënë kështu Nikola Ristov, shef pranë policisë pyjore në Bellasicë të Strumicës.

Ndërkohë që drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar Faton Asani thekson se problemi është trashëguar nga ish pushteti dhe me vite nuk është ndërmarë asnjë gjë.

“Jo vetëm tek ajo magazine por policia pyjore ka mbi 2.500 makina të konfiskuara atje në Strumicë e më pas edhe 3.500 tjera janë vendosur në Miladinovc dhe Idrizovë, deri më tani aspak nuk është punuar në këtë drejtim dhe sigurisht që brenda natës nuk mund të zgjidhet problem”, sqaron kështu drejtori Asani duke shtuar se këto ditë do të ketë shitje për mbi 120 veturave të vjetra për hekur dhe do ndërmeren masa për pastrimin e këtyre magazinave ku janë vendosur veturat e konfiskuara.

© ZHURNAL 09.11.2018, 19:28 | T.E. | 5,750 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."