Përderisa Maqedonia i ndalon shtesat për fëmijën e tretë, në Itali iu japin tokë shtetërore
maqedonia
Përderisa Maqedonia i ndalon shtesat për fëmijën e tretë, në Itali iu japin tokë shtetërore

Përderisa Maqedonia i ndalon shtesat për fëmijën e tretë, në Itali iu japin tokë shtetërore

Shkup, 9 nëntor – Përderisa në Maqedoni, ministria e punës dhe politikës sociale kërkon që të heqë shtesat për fëmijën e tretë, një veprim interesant është marrë në Itali për të rritur normën e lindjeve, shkruan “Zhurnal”.

Të dhënat nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale tregojnë se norma e natalitetit ka rëbë bfa 13.3 përqind sa ishte në vitin 2001, në 11.1 përqind në vitin 2016.

Sipas Entit Shtetërore të Statistikave, në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2017 numri i lindjeve të gjalla ka rënë me 4.1%, kurse shkalla e natalitetit me 0.6%. Kurse në 1000 banorë të Maqedonisë, mesatarisht ka 10.5 fëmijë të lindur.

Vende të tjera të ngjashme, nga Evropa, përballen me probleme të ngjashme të lindshmërisë, ku në Kroaci në 1000 banorë lindin mesatarisht 8.9 fëmijë,kursë në Itali në 1000 banorë ka mesatarisht 7.6 fëmijë të lindur.

Autoritetet në Itali planifikojnë të shpërblejnë prindërit të cilët do të zgjedhin për të pasur një fëmijë të tretë, duke iu dhënë atyre tokë bujqësore shtetërore për shfrytëzim për një periudhë prej 20 vjetësh. Për të realizuar këtë ide, duhet rreth 20 milionë euro deri në vitin 2020, shkruan gazeta angleze “Independent”.

"Thonë se italianët kanë pak fëmijë dhe duhet të bëhen hapa të nevojshëm për të ndryshuar këtë trend negativ. Kjo është arsyeja pse Ministria dëshiron të bëjë diçka, veçanërisht në zonat rurale ku njerëzit ende kanë fëmijë", tha ministri italian i bujqësisë Gian Marco Centinio.

Gjithashty çifteve bashkëshortore që vendosin të blejnë ose ndërtojnë shtëpitë e tyre të para në afërsi të tokave të fituara,  kanë të drejtë për një hua me zero interes deri në 200,000 euro.

© ZHURNAL 09.11.2018, 20:13 | B.L. | 1,849 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."